“Dardanët” do të luajnë me Suedinë më 12 janar, ndërsa miqësoren e radhës në Doha të Katarit mund ta zhvillojnë më 16 janar, nëse e gjejnë një ekip kombëtar kundërshtar
Kosova do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Suedinë më 12 janar të vitit 2020 në Doha të Katarit, shkruan Gazeta Express.
Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës Bajram Shala edhe ndihmës-trajneri Muharrem Sahiti kanë treguar se kontingjenti kosovar do të qëndrojë në Katar nga 8 deri më 13 janar.
Mirëpo, ka mundësi që ky turne i “Dardanëve” të zgjasë më shumë nëse Verdhekaltrit e gjejnë një tjetër kundërshtar ndërkohë, për të luajtur me të më 16 të muajit të ardhshëm.
Sipas tyre, Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të kundërshtarit të dytë për muajin janar.
Siç u tha edhe sot në konferencë për shtyp, në ndeshje me Suedinë do t’ju jepet mundësia lojtarëve të rinj, atyre që nuk kanë pasur hapësira në ndeshjet zyrtare dhe disa lojtarëve nga IPKO Superliga e Kosovës.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e rëndësishme me Maqedoninë e Veriut në muajin mars, në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Offit” të Ligës së Kombeve.
Ndërsa, turneun e janarit Challandes do ta përdorë për ta pasur një pasqyrë më të mirë për lojtarët që synojnë të luajnë për ekipin Kombëtar të Kosovës.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...