Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në duel me Norvegjinë, me rezultat 5:1.
Ndeshja u zhvillua në Sandefjord nëpër mot të vështirë me reshje bore, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.
Në këtë ndeshje te Kombëtarja dardane debutoi përzgjedhësja Karin Anneli Andersen, përcjell arbresh.info.
Ashtu siç pritej norvegjezët e dominuan lojën dhe arritën të realizojnë dy gola të shpejtë nëpërmjet Ada Hegerberg, në minutat 21 dhe 23, derisa shifrat në 3:0 i çoi Frida Maanum, në minutën e 31-të.
Kosova e nisi mirë pjesën e dytë dhe arriti që përmes Erëleta Memetit ta ngushtojë rezultatin në 3:1, në minutën e 55-të.
Megjithatë, pesë minuta më vonë Hagerberg shënoi golin e saj të tretë në minutën e 60-të, derisa rezultatin përfundimtar, 5:1, e vendosi Celin Bizet Ildhusoy në minutën e 84-t. Pas kësaj fitoreje Norvegjia e përforcoi pozitën e parë në Grupin F, me 19 pikë, derisa Kosova mbetet e parafundit me katër pikë.
Ndeshjen e ardhshme Dardanet e zhvillojnë më 12 prill në “Fadil Vokrri” kundër favorites tjetër të grupit, Belgjikës.
Çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos, banorja e pranon për...
Kusari-Lila e bindur: Do të gjendet zgjidhje për president
Badoci përballet me manganin, rikthehet ideja e furnizimit n...
OVL – UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të l...