Kombëtarja A e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar ngritje në ranglistën e FIFA-s.
Shtëpia më e madhe e futbollit ka përditësuar së fundi listën, ku shihet se “Dardanet” kanë shënuar ngritje për dy pozita..
Kosova tani renditet në pozitën e 110-të me 1164 pikë në total.
Kosova nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, pasi është mposhtur nga Polonia, Shqipëria, Norvegjia dhe Belgjika.
Kombëtarja e drejtuar nga Karin Anneli Andersen, më 1 shtator do të takohet me Armeninë, kurse pesë ditë më vonë me Poloninë.
Kosova këto dy ndeshje do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror. /Express/
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten