Dyshja kosovare, Loresa Avdyli dhe Rinesa Hasani e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, patën punë të vështirë kundër favoritit të Grupit A dhe gjithë Kampionatit Evropian për grupmoshën U22, Holandës, e cila është edhe nikoqire e kompeticionit.
Vashat “Dardane” tentuan të bënin më shumë kundër “tulipaneve” Piersma dhe Bekhuis, por eventualisht u desh të pajtohen me një disfatë 2-0 (21-12, 21-8) në sete.
Kjo është disfata e dytë e ditës për Kosovën, pas asaj kundër Austrisë më herët.
Përballjen e fundit në kuadër të këtij grupi kualifikues, Avdyli dhe Hasani e zhvillojnë kundër dyshes letoneze Konstantinova dhe Regute, të premten, me fillim nga ora 20:00./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...