Kosova renditet në top 10-shen e Kombëtareve me performancën më të mirë në botë për vitin 2025, sipas “Transfermarkt”.
Kjo pozitë vjen si rezultat i një forme të jashtëzakonshme që Dardanët po kalojnë në muajt e fundit.
Në 7 ndeshjet e fundit, Kosova ka regjistruar 5 fitore dhe 1 barazim, duke dëshmuar vazhdimësi dhe stabilitet në paraqitje.
Kombëtarja jonë ka triumfuar dy herë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve, ka fituar miqësoret ndaj Armenisë dhe Komoreve, si dhe ka mposhtur Suedinë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ndërsa mbrëmë barazoi me Slloveninë në një ndeshje të fortë në “Fadil Vokrri”.
Forma mbresëlënëse e ekipit të drejtuar nga Franco Foda po sjell optimizëm të madh, duke rritur besimin se Kosova mund ta sigurojë pozitën e dytë në grup dhe pjesëmarrjen në play-off për kualifikim në Botëror./rtk

Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...