Christian Panucci ka pranuar pas disfatës së thellë mbrëmjen e sotme (e martë) se Kosova i ka bërë ata të vuajnë më shumë se kombëtaret e mëdha si Spanja, Turqia dhe Italia.
Trajneri italian i Shqipërisë ka marrë përgjegjësinë për ndeshjen duke pranuar se të gjitha “kritikat e botës janë të drejta” pas humbjes së thellë 3 me 0 në miqësoren e zhvilluar në Letzigrund të Zyrihut, shkruan portali arbresh.info.
“Sot të gjitha kritikat e botës janë të drejta. Nuk kemi bërë thuajse asgjë, përgjegjësja për ndeshje është e imja, nuk kemi luajtur me zemër. Përgjegjësin e mbaj unë dhe vetëm unë”, ka thënë Panucci pas ndeshjes për ‘Supersport’.
“Mbi të gjitha duhet të jemi të kujdesshëm për të mos shkatërruar gjithçka. Sot kemi vuajtur shumë më shumë sesa kundër Italisë, Spanjës dhe Turqisë”
I pyetur se a ishte kjo Shqipëria eksperimentale apo e vërtetë, Panucci u përgjigj:
“Realisht kërkova të mos rikarikoj shumë skuadrën sepse mendova se për Kosovën kjo nuk ishte e nevojshme”
“Kemi qenë shumë të shëmtuar për të menduar që kjo është Shqipëria. E ritheksoj se kjo është e gjitha përgjithësia ime”, shtoi ai.
Ndryshe, fitorja ndaj kuqezinjve ishte e katërta radhazi për skuadrën e Kosovës./arbresh.info/
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...