Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mirëpritur profesorin Miftar Kurti, i cili do të jetë edhe kandidat për deputet në listën garuese të PDK-së.
Hamza, pëmes një postimi në Facebook, ka thënë se Miftar Kurti është intelektual që i ka shërbyer vendit në luftë dhe në paqe.
“Sot i urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë Prof. ass. dr. Miftar Kurtit – profesor, studiues, shkrimtar dhe luftëtar të UÇK-së. Me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, ai përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe. Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet”, është shprehur Hamza.
Për një javë sekuestrohen gjashtë armë zjarri në rajonin e P...
BE planifikon rregullore të re për mediet sociale dhe mbrojt...
Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike ...
Nis sonte Eurovision 2026, Shqipëria garon të enjten me Alis
Nufi pret shefin e Shtabit të FA të Maqedonisë së Veriut: Ko...
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së