Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave edhe sivjet do të marrë pjesë në turneun prestigjioz “Turkish Women’s Cup” në Alanya të Turqisë, në periudhën prej 21 deri më 27 shkurt.
Në këtë turne, Dardanet do të ballafaqohen me Hong Kongun, Estonin dhe Indinë, pwrcjell Arbresh.info.
Përzgjedhësja Anneli Andersen për këtë turne ka ftuar 24 futbolliste.
Pas suksesit në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku Kosova fitoi grupin në konkurrencë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky turne do të jetë mundësi e mirë për ta mbajtur formën e mirë dhe për të vazhduar rritjen e performancës.
Dardanet nesër grumbullohen në Alanya, derisa ndeshjen e parë e zhvillojnë pasnesër kundër Hong Kongut, me 21 shkurt./Arbresh.info/

Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...