Me 25 deri me 27 prill 2024, mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë.
Nga Kosova do të garojnë:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Dardan Cena (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg)
Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani, Loriana ndeshet ditën e tretë.
Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra.
Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.
Padyshim emri që bënë bujë më së shumti mesin e këtyre pesë xhudistëve, është Akil Gjakova.
Gjakova ditë më parë ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës për dhunë në familje ndaj gruas së tij.
Po i njëjti është paraqitur në polici pas disa kohe dhe ka qëndruar në paraburgim për 48-orë, për t’u liruar me urdhër të gjykatës.
Akilit nuk iu vazhdua parburgimi dhe tani është i gatshëm të marrë pjesë në Kampionat Evropian.
Kujtojmë se Federata e Xhudos i ka dalë në përkrahje Gjakovës publikisht duke besuar në pafajësinë e tij./Arbresh.info/
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...