Kosova do të merr pjesë në Kampionatin Evropian për Senior me 6 garues, i cili do të mbahet me datë 03-05 nëntor 2023, në Montepellier të Francës.
Atje do të garojnë 46 shtete, 388 garues, 218 meshkuj dhe 170 femra, përcjell Arbresh.info.
Nga Kosova do të ndeshen: Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-70 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg).
Distria, Nora e Flaka ndeshen të premten, kurse Laura, Loriana e Akili ndeshen ditën e shtunë.
Bashkë me sportistët kanë udhëtuar edhe kryetari i Federatës Agron Kuka, trajneri e selektori ynë Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.
Ndërsa ndeshjet mund t’i ndiqni drejtpëdrejte në linkun:
https://judotv.com/competitions/eju_sen2023/live./Arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...