Kombëtarja e Kosovës në futboll të shtunën e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”, kundër Izraelit.
“Dardanët” kanë vlerë më të madhe në futbollistë krahas kësaj kombëtare, pasi cilësohen me 85.2 milionë euro, ndërsa izraelitët me 61.2.
Në mes të Kosovës dhe Izraelit, për nga vlera në grupin “I” gjendet Rumania me 74.8 milionë euro, sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve “Tranfermarkt”.
Në krye të grupit gjendet Zvicra me 231.5 milionë euro, ndërsa në dy pozitat e fundit janë Bjellorusia (12.4) dhe Andorra (2.3)./kk
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit