Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës. Por rëndësinë e vërtetë të sfidës ndaj Estonisë, basketbollistët kosovarë do ta kuptojnë vetëm të mërkurën (sot) në mbrëmje, pasi të përfundojë ndeshja mes Estonisë dhe Maqedonisë.
Kjo ndeshje luhet në Tallin të Estonisë nga ora 17:30 dhe prej saj varet shumë kualifikimi i Kosovës. Lojtarët e Kosovës do të bëjnë tifo për Estoninë pasi me fitore eventuale të saj gjasat që Kosova të kalojë me sukses parakualifikimet për botërorin e vitit 2019 do të jenë më të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.
Në një situatë të tillë, pra nëse Estonia fiton ndaj Maqedonisë, Kosovës i mjafton fitorja për të shkuar tutje. Nëse Maqedonia eventualisht e mposht Estoninë, atëherë gjasat e Kosovës do të jenë shumë të vogla.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026