Ndeshja kualifikuese për “Botërorin e Rusisë” ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës mund të luhet në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur portali ukrainas “dynamo.kiev.ua”, sipas të cilit, për shkak se ky vend nuk e njeh shtetin e Kosovës mund të vendoset që kjo ndeshje të zhvillohet në terren neutral.
Gjithnjë sipas këtij portali, ky vendim është marrë më 15 korrik nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Përfaqësuesja e Ukrainës do të luajë më 6 tetor në Turqi, ndërsa pas tri ditësh, më 9 tetor është në program ndeshja me Kosovën, e cila mund të luhet në qytetin Konya të Turqisë.
Loja do të spostohet të luhet në Turqi nëse kontingjenti kosovar nuk do të lejohet të futet në territorin e Ukrainës, përcjellë Zëri.
Vetëm Ministria e Jashtme ukrainase mund ta propozojë një mekanizëm, i cili do ta lejonte delegacionin kosovar të futet në territorin ukrainas, njofton portali ukrainas.
Në rast se lejohet një gjë e tillë, atëherë ndeshja ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës do të mundë të zhvillohej në qytetin Odessa. /Zëri/
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...