Kosova dhe Islanda do të takohen sonte në sfidën e parë të Ligës së Kombeve në Ligën B.
Kjo ndeshje nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
Kjo është hera e tretë që këto dy kombëtare takohen mes vete pas atyre dy përballjeve të vitit 2017, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kupën e Botës.
Atëbotë dy kombëtaret kishin tjera përbërje me islandezët që fituan të dy takimet.
Ndeshja në Reikjavik u mbyll 2-0 në të mirë të Islandës me golat e Sigurdssonit dhe Gudmundssonit.
Kurse në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” u mposhtën 2-1. Golin e vetëm në atë sfidë për Kosovën e shënoi, Atdhe Nuhiu i cili tashmë është i pensionuar.

Në atë kohë trajner i Kosovës ishte Albert Bunjaki kurse Islandën e udhëhiqte Hallgrimsson.
Tashmë ndodhet një krejt tjetër situatë dhe sikurse Islanda ashtu edhe Kosova, përvec që kanë ndërruar trajnerët kanë ndërruar edhe boshtin e skuadrës.
Mbetet të shihet nëse Kosova nën udhëheqjen e Fodas do ta arrijë fitoren e parë ndaj Islandës. Tre ditë më vonë luhet edhe dueli vendimtar mes këtyre dy kombëtareve që përcakton se kush do të luaj në Ligën B, sezonin e ardhshëm./Arbresh.info
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...