Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT Feeder Prishtina 3 – 7 qershor janë në fazën përfundimtare.
Mysafirët e parë nga Korea dhe Japonia tashmë kanë arritur, ndërsa mbikëqyrësja e ngjarjes, Nikoleta Stefanova, po qëndron në Kosovë për të ndjekur nga afër përgatitjet dhe për të koordinuar detajet e fundit.
Salla e madhe sportive në Pallatin e Rinisë po merr pamjen përfundimtare përderisa e gjithë hapësira po përgaditet me kujdes maksimal, në përputhje të plotë me standardet e World Table Tennis.
Ky super event pritet të sjellë në Prishtinë mbi 600 sportistë nga 45 shtete, përfshirë edhe 12 vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, një mundësi e madhe për afirmim ndërkombëtar dhe diplomaci sportive./Arbresh.info
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...