Para udhëtimit për në Maltë, Kombëtarja e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kosovë, ngase në Maltë do të ketë edhe dy stërvitje.
Në një atmosferë sportive dhe pune, me përkushtim më të madh të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe të pikëve, djemtë e Kombëtares treguan gjithë seriozitetin dhe vullnetin e tyre që nga Malta të kthehen me gjah të plotë.
Edhe në këtë stërvitje veç përgatitjes fizike ata nën urdhrat e Shtabit teknik, provuan skemat tekniko-taktike të lojës, gjuajtjet nga këndi, gjuajtjet e lira dhe ato nga pika e bardhë.
Djemtë pas stërvitjes u shprehen me optimizëm për një rezultat pozitiv.
Ndeshja mes Maltës dhe Kosovës luhet ditën e shtune me fillim nga ora 18:00
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”