Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazimin edicionin e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave.
“Dardanet”, të martën, në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv janë përballuar me Bullgarinë, ndeshje e cila është mbyllur baras, 0:0.
Ky ballafaqim i ka takuar Grupit 5 në Ligën C të Ligës së Kombeve, format që për herë të parë ka filluar edhe në konkurrencën e femrave.
Të dyja ekipet patën disa mundësi shënimi, por nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.
Për Bullgarinë kjo ishte ndeshja e dytë, pasi paraprakisht ka shënuar fitore në duel me Maqedoninë e Veriut (1:0).
Ndërkaq, Kosova ndeshjen e dytë e zhvillon më 27 tetor, kur në Shkup, luan ndaj Maqedonisë së Veriut./Arbresh.info/
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...