Kosova e ka shkatërruar në pjesën e dytë rivalin e xhiros së pestë në UEFA Ligë të Kombeve.
“Dardanët” kanë realizuar edhe golin e pestë në takimin si mysafirë kundër Maltës mbrëmjen e sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.
Vedat Muriqi kishte realizuar golin e epërsisë në pjesën e parë pas një gabimi në mbrojtje derisa po zhvillohej minuta e 15 para se Benjamin Kololli me një gol të bukur dyfishoi epërsinë për 2 me 0 duke parabolluar portierin në minutën e 70′.
Donis Avdijaj më pas realizoi dy gola të shpjeta menjëherë pas inkuadrimit në minutën e 71′ si një zëvendësues i Arber Zenelit.
Avdijaj hapi llogarinë e tij te skuadra kombëtare me golin e shënuar për 3 me 0 në minutën e 78, por gjeti portën sërish duke realizuar për 4 me 0 vetëm dy minuta më vonë.
Rashica ishte autori i golit të pestë në minutat e fundit pas një paraqitje fantastike. /arbresh.info/
Shikoni më poshtë të gjitha golat:
Të premten varroset Donikë Cocaj, e cila humbi jetën në Manh...
Libani: 19 persona të vrarë nga sulmet ajrore izraelite
Punëtorët teknikë në Prishtinë pezullojnë grevën pas pranimi...
Përurohet investimi prej 9.15 milionë euro për sistemin e uj...
Gjakovë: Drejtori i shkollës nën hetime për dyshime për ngac...
Kurti takohet me zyrtarin e NATO-s, diskutohet krijimi i Xha...