Mbrojtësi i Arsenalit, Sead Kolasinac insiston që e ardhmja e paqartë e Mesut Ozilit dhe Alexis Sanchezit nuk është duke shfaqur ndonjë problem në skuadër.
Të dy lojtarët janë në 12 muajt e fundit të marrëveshjeve ekzistuese në Emirates dhe deri tani kanë refuzuar të gjitha ofertat për të nënshkruar pasi kërkojnë paga më larta diku tjetër, transmeton portali arbresh.info.
“Sigurisht, ne do të ishim të lumtur për t’i mbajtur ata në skuadër, por mendoj se është e rëndësishme për të mos folur rreth kontratave”, tha fillimisht ai.
“Mesut dhe Alexis janë dy lojtarët që gjithmonë japin më të mirën nga vetja dhe kjo nuk paraqet ndonjë problem”
“Nuk është një problem për skuadrën. Kjo iu ofron skuadrës siguri kur ne kemi lojtar si ata duke e ditur se ata mund të bëjnë dallimin”
Sanchez dhe Ozil kanë bërë së bashku 317 paraqitje në të gjitha kompeticionet për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger./arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...