Në mesin e shumë figurave të rëndësishme në përurimin e stadiumit të ri shqiptar “Air Albania” është edhe legjenda Francesco Totti.
17 nëntori do të jetë një datë që do të mbahet mend për shkak se stadiumi i ri “Air Albania” hap dyert për herë të parë teksa një ceremoni e jashtëzakonshme është përgatitur për shkak të kësaj, shkruan portali arbresh.info.
Ardit Gjebrea do të jetë drejtues i kësaj ceremonie ku do të përformojnë emra të mëdhenj të industrisë shqiptare si Era Istrefi, Flori Mumajesi e Aurele Gaçe.

Shqipëria është nikoqire e Francës nesër për të zhvilluar ndeshjen e Grupit G në kuadër të kualifikimeve.
I pranishëm në tribuna do të jetë edhe legjenda e AS Romas dhe futbollit italian – Francesco Totti.
Ndeshja e nesërme mes dy skuadrave do të zhvillohet duke filluar nga ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...