Barcelona ka marrë një tjetër goditje në repartin e mesfushës, pasi Fermín López është dëmtuar pas ndeshjes së fundit kundër Chelseat dhe do të mungojë për disa javë.
Mesfushori blaugrana pësoi një problem në muskulin sóleus të këmbës së djathtë, një dëmtim që, sipas raportimeve të klubit, kërkon rreth dy javë pushim të detyruar, shkruan Arbresh.info.
Lëndimi i tij u shfaq dhe u rëndua gjatë përballjes në “Stamford Bridge”, ku lojtari vazhdoi të luante pavarësisht shqetësimeve fizike, gjë që ndikoi në përkeqësimin e gjendjes së tij.
Mungesa e Fermínit vjen në një moment delikat për Barcelonën, e cila po përballet me një listë të gjatë dëmtimesh dhe me sfida të rëndësishme si në La Liga ashtu edhe në Evropë.
Mediat spanjolle theksojnë se ai do të humbasë ndeshjet ndaj Alavés, Atlético de Madrid, Real Betis, Eintracht Frankfurt ndërsa pjesëmarrja në përballjen me Osasunan mbetet në dyshim, duke i shkaktuar trajnerit Hansi Flick një problem të madh në strukturën e mesfushës.
Barcelona po vuan shumë në mesfushë këtë edicion, ku nuk ka qenë asnjëherë e kompletuar nga fillimi i sezonit./Arbresh.info
𝗠𝗘𝗗𝗜𝗖𝗔𝗟 𝗡𝗘𝗪𝗦
First-team player Fermín López has a small injury to the soleus muscle in his right leg, and his estimated recovery time is around two weeks. pic.twitter.com/JtUM6l3kom
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 27, 2025
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...