Real Madridi shënoi fitore të madhe mbrëmë ndaj Athletic Bilbao në udhëtim me rezultat 3-0, mirëpo mori edhe një goditje të rëndë ku u lëndua mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold.
Arnold u shtri në fushë në minutën e 54-t duke u ankuar për dhimbje në muskulin e kofshës së majtë.
Mbrojtësi anglez u largua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa vendin në fushë ia zuri Raúl Asencio.
Tashmë pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar edhe shkalla e dëmtimit të tij, i cili do të mungojë dy muaj.
Ai pritet t’i humbasë rreth 11 ndeshje, ndër to edhe Superkupën e Spanjës. Arnold do të jetë jashtë edhe për derbin e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve ndaj Man Cityt.
Nëse gjithçka shkon në rregull anglezi do të rikthehet në fushë në muajin shkurt në përballje me Valencian./Arbresh.info
Hamza thërret konferencë për media
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte