Trajneri i klubit të bejzbollit, Orange Coast College (OCC) John Altobelli, 56 vjeçar, vajza e tij Alyssa Altobelli dhe gruaja Keri Altobelli ishin në helikopter me Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna, konfirmon vëllai i Altobelli, Tony Altobelli, për CNN.
Gianna dhe Alyssa ishin shoqe të skuadrës në Akademinë Mamba dhe po fluturonin nga Orange County në Thousand Oaks për të marrë pjesë në një lojë, i tha CNN ndihmës traineri i OCC, Ron La Ruffa.
“Ishte diçka që John bëri në mënyrë rutinore, duke fluturuar me Kobe për të marrë pjesë në lojëra me vajzën e tij,” tha La Ruffa.
Ndërkohë, Policia ka konfirmuar se nëntë persona që ishin në helikopter kanë vdekur./blic/
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...