Bashkimi është gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit kanë triumfuar në palestrën e Suharekës kundër skuadrës mitrovicasve Trepça me rezultat 90-77.
Në pjesën e parë, “Torcidat” shfaqen një lojë të bukur dhe e përfunduan në dobi të tyre, në saje edhe të gjashtë tre pikëshave.
Çereku i parë i takoi zigjelbërve, të cilët realizuan edhe katër tre pikësha dhe kjo i solli një epërsi prej gjashtë pikëve, 25:19.
Prizrenasit arritën paksa të këndellën dhe triumfuan me një pikë diferencë në dhjetë minutshin e dytë, por rezultati në semafor tregonte shifrat 44:39 për Trepçën.
Në dhjetë minutshin e tretë “Arpagjik’t” përmirësuan mbrojtjen dhe fazën e sulmit dhe arritën të shkrinin epërsinë e “Torcidave” në një pikë, 63:62.
Periudha e fundit e ndeshjes i takoi krejtësisht Bashkimit pasi që në fund të takimit rezultati tregonte shifrat 90-77.
Basketbollisti më efikas te prizrenasit ishte Aaron Moss me 23 pikë ndërsa te mitrovicasit u dallua Jonathan Hudson me 352 sosh.
Theksojmë se në gjysmëfinale Bashkimi do të takohet me Rahovecin, ndërsa çifti tjetër është Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina, shkruan Telegrafi.
Ndërkohë, gjysmëfinalet do të luhen të premten, e para prej orës 17:30 dhe e dyta prej orës 19:00, si dhe finalet në të dyja konkurrencat të dielën prej orës 16:00 (femrat) dhe 19:00 (meshkujt).
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...