Një cicërim në Twitter nga Burger King për Eden Hazardin është bërë virale në internet, pas mungesës së belgut në stërvitje te Real Madridi.
Lojtari nuk po arrin të tregojë formën e tij të lartë te Los Blancos, atë që e kishte te Chelsea, e që shkak është edhe pesha e tij.
Anësori 30-vjeçari po qëndron më shumë në fitnes për të rikthyer peshën normale, pasi në situatën aktuale ai është mbipeshë dhe po lëndohet në vazhdimësi.
Derisa dje (e marte), Hazard mungoi në stërvitjen e Real Madridit, e që aty ka përfituar Burger King për t’u tallur me të.
El Chiringuito kishte pyetur: “Hazard nuk është stërvitur sot me skuadrën. Pse?”.
Kompania e ushqimeve të shpejta ia ka kthyer: “2×1 në Burger King”.
Tashmë nuk është sekret dhe Hazard e ka pranuar publikisht se atij i pëlqejnë shumë hamburgerët dhe nuk mund të qëndrojë po ngrënë.
2×1 en Burger King. https://t.co/ac6iLKx4TZ
— Burger King España (@burgerking_es) February 2, 2021
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...