Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar ka zgjatur suspendimin e anëtarësimit të Komitetit Paraolimik të Rusisë në trupin ndërkombëtar.
Vendimi erdhi pasi skuadra Olimpike e Rusisë ishte larguar nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë Jugore, transmeton portali arbresh.info. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar theksoi më 5 dhjetor që vetëm atletët “e pastër” rusë mund të garojnë me flamur ndërkombëtar në PyeongChang.
Në shtator, atletëve Paraolimpik të Rusisë iu lejua të marrin pjesë në ndeshje kualifikuese të lojërave të ardhme me flamur neutral por ishin të detyruar të kryejnë të paktën dy teste për doping.
Vitin e kaluar, Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar vendosi për të ndaluar të gjithë skuadrën ruse nga pjesëmarrja në Lojërat Paraolimpike të Verës 2016 në Rio de Janeiro të Brazilit.
Anëtarësimi i Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar në trupin ndërkombëtar ishte suspenduar./arbresh.info/
NEWS: IPC maintains Russian Paralympic Committee suspension. Final decision on PyeongChang participation to be made in January. More: https://t.co/R3O4qb49WM
— Paralympic Games (@Paralympics) December 20, 2017
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...