Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur agjendën për sot në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.
Në orën 12:00, përzgjedhësi Franco Foda do të dalë para mediave në një konferencë për shtyp që do të mbahet në Hotel “Emerald”, ku pritet të flasë për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për sfidat e radhës.
Ndërkaq, në orën 17:00, Kombëtarja A do të zhvillojë stërvitjen e radhës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në stadiumin kryesor, e cila do të jetë e hapur për mediat në minutat e para.
Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, Kombëtarja U21 do të zhvillojë stërvitjen e saj në të njëjtin kompleks sportiv, në fushën me bari artificial, duke filluar nga ora 16:00./Arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...