Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Oslo, ku të mërkurën do të luajë miqësoren me Norvegjinë.
Edhe në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar, derisa për shkak të një shqetësimi të vogël muskular, Elbasan Rashani ka stërvitur i diferencuar nga grupi.
Në seancën e sotme e cila nuk ka qenë aq e ngarkuar për shkak të udhëtimit, krahas ushtrimeve fizike dhe lojës me top, Foda një pjesë të konsiderueshme ia ka kushtuar skemave të ndryshme të lojës, me të cilat synon t’i kundërvihet suksesshëm Norvegjisë.
Kombëtarja e Kosovës, sot pasdite, udhëton në Oslo, derisa nesër e zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Norvegjinë, në “Ullevaal Stadion”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Norvegjisë luhet të mërkurën me fillim nga ora 19:00.
Foda në dy ndeshjet e tij të para ka bilanc 50% prej një fitore e një humbje./Arbresh.info/




KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...
Pas arrestimit të drejtorëve serbë, gazetarët ankohen për pr...