Benjamin Kololli ka arritur të realizoj një tjetër gol në Ligën e Evropës.
Mesfushori nga Kosova ka qenë titullar për Zurichun në ndeshjen përballë Napolit të fituar nga skuadra italiane me rezultat 1-3.
Lorenzo Insigne, Jose Callejon dhe Piotr Zielinski kishin shënuar golat për ekipin e Carlo Ancelottit. Ndërkohë golin e vetëm për Zurichun në këtë takim e shënoi reprezentuesi kosovar.
Kololli realizoi një gol spektakolar nga pika e bardhë në stilin panenka duke marrë duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium.
Ky ishte goli i dytë i Benjaminit në Ligën e Evropës, pasi ai kishte arritur të shënonte edhe në fazën e grupeve përballë AEK Laranca. Zurich pësoi humbje dhe do ta ketë tejet të vështirë të kaloj në raundin tjetër të Ligës së Evropës.
Ndeshja kthyese mes dy skuadrave zhvillohet një javë më vonë në Sao Paolo të Napolit.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...