Mesfushori Koke ka nënshkruar kontratë të re afatgjate te Atletico Madridi që i siguron qëndrimin në klub deri në qershor të vitit 2024.
“Atletico është klubi i jetës time dhe është kënaqësi që jam pjesë e së ardhmes së tij”, tha mesfushori për faqen zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info. Kontrata e mëparshme e 25-vjeçarit do të skadonte në qershor të vitit 2019, por Koke vendosi lapsin duke zbuluar përkushtimin e tij të madh te klubi spanjoll.
Lexo edhe: Lionel Messi nuk e do këtë lojtar në Barcelonë (FOTO)
“Ky është një lajm shumë i mirë për tifozët e Atleticos”, tha fillimisht drejtori sportiv i klubit, Jose Luis Perez Caminero.
“Ai është njëri nga liderët e skuadrës dhe është rritur me vlerat e këtij klubi. Pavarësisht moshës, ai ka një eksperiencë të madhe dhe është një shembull për të gjithë fëmijët në akademinë tonë”
“Ai pëlqehet, respektohet dhe do të shkruaj historinë në këtë klub”, shtoi ai./arbresh.info
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...