KOK-u prezanton uniformën e ekipit Olimpik të Kosovës për “Tokio 2020”

16:50 | 12 Korrik 2021

Komiteti Olimpik ka prezantuar fanellat  e veçanta të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Këto fanella do të mbahen nga sportistët të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Tokio.

Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë.

“Uniforma  përmban simbole të shqiptarëve dhe të dardane janë  simbole të vjetra ilire, është hyjnesha në fron dhe vrapuesja ilire apo vrapuesja e Prizrenit e cila është gjendur në Prizren” – ka thënë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Uniforma përmbahet nga dy palë ngjyra, ajo e kaltër e cila do të jetë për hapjen e ceremonisë dhe ajo e bardha e cila do të jetë  për ceremoninë mbyllëse te “Tokyo 2020”.

Ndryshe Lojërat Olimpike do të fillojnë më  23 korrik dhe do të mbarojnë më tetë gusht.

Në konferencë është nënshkruar edhe marrëveshja  katër vjeçare mes Komitetit Olimpik i Kosovës dhe laboratorin “Olive”, ku sportistët do mund të bëjnë të gjitha testet e nevojshme për te udhëtuar në Tokio ./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara