Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka vazhduar me mbështetjen e sportistëve gjatë dhe pas pandemisë Covid-19.
KOK këtë herë do të mbulojë gjysmën e shpenzimeve të ekipit të boksit, të cilët kanë vendosur që për disa javë të përgatiten në Brezovicë për përgatitje fizike.
Federata e Boksit e Kosovës ka bërë të ditur se përgatitjet do të vijohen nga tri grupe, ndërsa grupi i parë i seniorëve ka udhëtuar të dielën dhe do të qëndrojë deri më 21 qershor.
“Përgatitjet bazike do të zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra, ushtrime forcë, kondicion, qëndrueshmëri etj dhe do të mbahen tri herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e FBOX-së.
Në përgatitje udhëtuan kanë udhëtuar: Bashkim Bajoku, Leotrim Rexhepi, Besfort Merlaku, Artan Shaqiri, Shpëtim Bajoku, Çlirim Zekaj, Patriot Behrami, Dionis Gashi dhe Besart Pireva me trajnerët Shefki Bogujevci e Kreshnik Shala.
Mbështetja për sportistët elitarë bëhet bazuar në vendimin e fundit të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, të cilët vendosën të heqin gjysmën e shpenzimeve për sportistët elitarë të cilët do të vijojnë kampe përgatitore, për të kompenzuar formën e humbur gjatë pandemisë.
Bazuar në këtë vendim, KOK ka mbuluar edhe gjysmën e shpenzimeve të karantinimit të ekipit Olimpik të xhudos, të cilët gjatë pandemisë u karantinuan në sallën stërvitëse në Pejë./arbresh.info.

Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë