Ekipi olimpik i Kosovës për Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2022, do të përbëhet nga tre sportistë të skijimit alpin.
Kosovën do ta përfaqësojnë Kiana Kryeziu, Arba Pupovci dhe Drin Kokaj, në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit paralel, përcjell arbresh.info.
Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë Festival, Komiteti Olimpik i Kosovës ka dërguar në përgatitje të tre skitarët, bashkë me trajnerin e tyre, Agim Pupovci.
Ekipi po qëndron në Alpet e Austrisë prej 3 mars, deri më 15 mars 2022.
“Përgatitjet po shkojnë mirë. Jemi në Alpet e Austrisë, ku kushtet për përgatitje janë shumë të mira”, tha Pupovci për Komitetin Olimpik të Kosovës.
EYOF-i dimëror mbahet prej 20-25 mars 2022, në Vuokatti të Finlandës. Festivali ishte paraparë të mbahej vitin e kaluar, por është shtyrë shkaku i pandemisë Covid 19.
Për ekipin olimpik të Kosovës do të jetë pjesëmarrja e tretë në EYOF dimëror, pas Erzurum 2017 dhe Sarajeva 2019.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja