Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë dy ditë më parë u dëgjuan thirrje me gjuhë urrejtjeje dhe raciste kundër popullit shqiptar.
Pas këtij skandali ditën e sotme ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
KOK-u përmes këtij reagimi ka dënaur sjelljet dhe gjuhën fyese të tifozëve maqedonas.
“Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dënon ashpër gjuhën fyese, urrejtjen etnike dhe ofendimet e tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve, gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë.”
“Veprimet e tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat themelore të lëvizjes olimpike, të cilat promovojnë respektin, barazinë dhe solidaritetin mes popujve.”
“KOK u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, që të ndërmarrin masa konkrete ndaj gjuhës së urrejtjes dhe autorëve të këtyre sjelljeve të dënueshme, që nuk kanë vend në ngjarjet sportive”, shkruhet në reagimin e tyre./Arbresh.info
FSK realizon ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01...
Haxhiu takon kryeministrin çek, kërkon mbështetje për avanci...
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...