Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), është bërë anëtari më i ri i Asociacionit Frankofon të Komiteteve Olimpike Kombëtare (AFCNO).
KOK është anëtarësuar sot në Asamblenë Gjenerale të AFCNO, të mbajtur në Seul të Koresë së Jugut.
Drejtuesit e KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë falënderuar anëtarët e AFCNO që votuan pro anëtarësimit të KOK-ut.
AFCNO është organizatë e themeluar në vitin 2010 në Paris të Francës nga 37 Komitete Olimpike Kombëtare. Momentalisht numëron 48 anëtarë të Komiteteve Olimpike Kombëtare.
Falë mbështetjes së Komitetit Olimpik dhe Sportiv të Francës (CNOSF), AFCNO filloi në vitin 2021 programin e vullnetarizmit sportiv frëngjishtfolës, i cili bënë të mundur ofrimin e vullnetarëve të rinj për Komitetet Olimpike Kombëtare, në kuadër të misioneve zhvillimore.
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...