
Netherlands' coach Ronald Koeman looks on prior to the Euro 2020 football qualification match between Belarus and the Netherlands in Minsk on October 13, 2019. (Photo by Sergei GAPON / AFP) (Photo by SERGEI GAPON/AFP via Getty Images)
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka shpjeguar se ndeshjet kundër Dynamo Kiev dhe Ferencvaros ishin në Ligën e Kampionëve ishin mundësia më e mirë për ta pushuar Lionel Messin, duke e parë orarin e ngjeshur të katalonasve në dhjetor.
Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen dhe Philippe Coutinho nuk u ftuan fare nga Ronald Koeman për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër klubit hungarez në Budapest.
Barcelona e ka siguruar tashmë kualifikimin në mesin e 16-të më të mirëve dhe dëshiron t’i pushojë lojtarët kyçë, duke e parë orarin e ngjeshur të ndeshjeve në dhjetor.
Kapiteni Messi ishte pushuar edhe në ndeshjen e kaluar kundër Dynamo Kiev në udhëtim.
Koeman ka shpjeguar se ka biseduar me Messin për ta pushuar dhe se vendimi ka qenë i trajnerit.
“Nuk është e zakonshme për Messin të pushojë, e di këtë, por unë kam folur me të për këtë, pavarësisht se vendimi ishte i imi”, tha Koeman të martën në një konferencë për media.
“Duke e parë kalendarin e këtij sezoni, dy rastet kur kam mundur ta pushoj atë ishin në Kiev dhe nesër. Ne jemi kualifikuar tashmë dhe në këtë mënyrë kam mundësi t’u jap shanse të tjerëve. Ne kemi nevojë të fitojmë të shtunën në La Liga dhe kjo është koha e duhur për Messin të pushojë. Nuk do të kem mundësi ta pushoj më”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj