Trajneri i ri Ronald Koeman, dëshiron të përforcojë skuadrën, andaj ka kopjuar rregullin e rreptë të trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola.
Koeman erdhi në stolin e Barcelonës pas shkarkimit të Quique Setien, i cili dështoi të fitojë trofe, kurse bëri që edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi të kërkojë largimin, transmeton portali arbresh.info.
Ish trajneri i Everton-it është treguar shumë i egër duke urdhëruar lojtarët, si Luis Suarez, Arturo Vidal dhe Samuel Umtiti të largohen nga klubi,
Tjetër lojtar që është njoftuar për largimin është Ivan Rakitic, i cili u transferua të Sevilla.

Për lojtarët që mbeten, Koeman është duke u treguar mjaftë i vështirë me ta.
Sipas Sport, Koeman dëshiron të bëjë si rregull që lojtarët duhet të japin gjithçka, gjë e ka kërkuar edhe më herët Pep Guardiola kur ishte në “Camp Nou”.
Mbetet të shihet nëse do realizohet dhe klubi katalunas të arrijë të fitojë trofe./arbresh.info.
Osmani: Presidenti Rugova bëri bashkë gjithë popullin për ka...
Policia për vrasjen në Dragash: Në vendngjarje s’është vërej...
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...