Real Sociedadi i ka vendosur sytë kah Arda Gulerin dhe tashmë e ka kontaktuar Real Madridin për mundësinë e huazimit të tij.
Talenti i ri turk nuk po ka minutazhën e duhur nën Carlo Ancelottin, dhe klubi mendon se atij i duhet të kalojë në një ekip tjetër për t’u zhvilluar më shumë.
Guler u transferua te “Los Blancos” në verën e vitit 2023, por konkurrenca e madhe dhe lëndimet kanë bërë që ai mos të shpërfaqë potencialin e tij.
Në moshën 20-vjeçare, lojtari dhe klubi mendojnë se një huazim do të jetë i duhuri për zhvillimin e tij.
Pos Sociedadit, edhe dy klubet gjermane, Eintracht Frankfurti dhe Leipzigu janë interesuar për shërbimet e tij në formë huazimi.
Bisedimet mes klubit spanjoll e Real Madridit tashmë kanë nisur, por nuk përjashtohet mundësia që ylli i Sociedadit, Martin Zubimendi mund të kalojë në “Santiago Bernabeu”.
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Kosova mbështet veprimet ...
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte
Rama: Sulmet ndaj Emirateve rrezikojnë paqen dhe stabiliteti...
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit ...
Trump paralajmëron Iranin: Do të goditim me një forcë që s’ë...