Anësori i Stoke City, Xherdan Shaqiri raportohet se është shfaqur gjithashtu si shënjestër për transferim e Real Betis.
Ylli shqiptar është afër fundit të vitit të tij të tretë te “Potters” dhe reprezentuesi i Zvicrës ka realizuar 14 gola brenda gjithsej 77 paraqitjeve në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Stoke City aktualisht qëndron në fund të tabelës në kampionatin anglez dhe klubet kanë filluar të shfaqin interesimin për sulmuesin para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Në fillim të javës, u raportua që Southamptoni kërkonte shërbimet e 26-vjeçarit, por tani sipas ‘Calciomercatos’, Real Betisi mund të përpiqet për të joshur lojtarin në La Liga.
Betis është në pozitën e tetë, por ata duhet të sigurojnë kualifikimin në Evropa Ligë në mënyrë për të arritur një marrëveshje./arbresh.info/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...