Afaristi i njohur kosovar, që jeton dhe vepron në Zvicër, Jakup Shabani, ka marrë postin e kryetarit të klubit të volejbollit “Drita”.
Delegatët e Kuvendit të KV Drita, në një mbledhje të jashtëzakonshme me votën unanime kanë votuar që Jakup Shabani të zgjidhet kryetar i KV Drita.

Skuadra kampione në fuqi e ka marrë lajmin më të mirë, në periudhën kur më së shumti kjo I është dashur, meqë përkundër sukseseve të deritashme, i ka munguar tretmani që e meritonte ky klub.
Në kuvendin zgjedhor të mbajtur të premten në Gjilan, kuvendarët ia kanë dhënë mandatin e presidentit biznesmenit të njohur Jakup Shabani, I cili ka shprehur gatishmërinë të kthehet e të kontribuojë për klubet e vendit të origjinës së tij.

Shabani pasi është votuar nga delegatët është zotuar se së bashku me gjithë volejboll-dashësit do të mundohet të bëjë më të mirën për Dritën dhe që këtij qytetit të vazhdojë ti sjellë trofe e krenari.
Lajmin për zgjedhjen e Shabanit president e ka mirëpritur edhe trajneri i KV Drita Lorik Ilazi, i cili në fjalën e tij e ka falënderuar afaristin kosovar dhe të njëjtën kohë është zotuar që të rrisë nivelin e paraqitjeve të Dritës si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...