Futbolli italian vazhdon të përjetojë krizë, ndërsa një të tillë e ka pësuar edhe klubi i Foggias.
Bashkëpronarët e këtij klubi, Franco Sanella dhe Fedele kanë vendosur ta shesin ekipin që garon në Serie B për një shumë simbolike.
Vetëm 1 euro do të jetë çmimi nëse dikush dëshiron ta blejë Foggian, transmeton lajmi.net.
Sanella dhe Fedele pas vetëm katër viteve, ku bën investime të mëdha, kanë marrë vendim për shitjen e klubit.
Nëse deri më 24 qershor nuk paraqitet asnjë blerës, Foggia do përfundojë në rangjet më të ulëta të futbollit italian.
Sezonin që lamë pas, Foggia nuk arriti të siguronte ndeshjet e ‘play-off’ në Serie B për vetëm 1 pikë – pasi ishte dënuar me -6 pikë nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC)
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...