Futbollisti i SC Gjilanit, Oltion Bilalli, ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi pësoi një lëndim serioz në kokë gjatë ndeshjes kundër FC Malisheva. Lajmin e ka konfirmuar klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare për opinionin publik dhe median.
Bilalli u përplas me portierin kundërshtar gjatë një aksioni të rrezikshëm, duke pësuar një goditje të fortë në kokë.
Pas ndërhyrjes së shpejtë të stafit mjekësor në fushë, ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar.
Në deklaratën e SC Gjilanit thuhet: “Bilalli ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, ai ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror, ku është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”.
Klubi ka falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje dhe janë lutur për shërimin e shpejtë të futbollistit, duke premtuar se do të vazhdojë të informojë opinionin për çdo zhvillim të mëtejshëm rreth gjendjes së tij.
Në të njëjtën kohë, edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar me një komunikatë zyrtare, duke i ofruar mbështetje Oltion Bilallit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit