Adnan Januzaj mund të rikthehet sërish në Premierligë.
Për ish-futbollistin e Manchester Unitedit raportohet interesim serioz ka shfaqur Evertoni, transmeton Gazeta Express.
Madje, sipas “Fichajes”, klubi nga qyteti i Liverpoolit është tashmë në bisedime të avancuara për transferimin e tij.
Evertoni thuhet se ia ka paraqitur një ofertë, e cila pritet që të pranohet nga Januzaj. Kësisoj, një marrëveshje mund të mbyllet së shpejt.
Evertoni ka kohë që është në kërkim te një sulmuesi natyral të krahut të djathtë dhe 27-vjeçari është një nga alternativat.
Demarai Grey e Anthony Gordon kanë operuar në këtë pozicion te skuadra e Frank Lampardit, por që të dy janë sulmues të krahut të majtë.
Reprezentuesi belg është futbollist i lirë që nga 30 qershori, kur edhe i skadoi kontrata me Real Sociedadin.
Për Januzajn interesim kanë shprehur edhe Napoli e West Hami. /Gazeta Express/
Fisnik Asllani i qartë për synimet: Ëndërrojmë Ligën e Kampi...
Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë...
Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim ma...
Kurti fton qytetarët t’i bashkohen LVV si vullnetarë: Bashko...
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...