Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit (IFAB) e ka konfirmuar se klubet do të lejohen t’i bëjnë deri në pesë zëvendësime brenda një ndeshjeve kur të kthehet futbolli, pas ndërprerjes së detyruar shkaku i koronavirusit.
Ndryshimi i përkohshëm në rregulla është vendosur në mënyrë që të ruhet shëndeti i futbollistëve kur të rinisin ndeshjet, pasi të gjitha aktivitetet sportive kanë qenë të pezulluara që nga marsi shkaku i virusi Covid-19, transmeton Gazeta Express.
IFAB thotë se vendimi u mor shkaku i kërkesës nga FIFA dhe do të lejohet vetëm në garat që pritet të përfundohen deri më 31 dhjetor të këtij viti – që do të thotë se do të përdoren vetëm në sezonet aktuale të ligave dhe kupave vendore dhe Ligës së Kampionëve e Ligës së Evropës, por jo edhe në sezonin 2020/21.
Gjithashtu u konfirmua se do të bëhen vetëm tri ndërprerje për zëvendësime nga secila skuadër – siç janë rregullat aktuale në futboll.
Kjo do të thotë se brenda një ndërprerje do të duhet të bëhen më shumë zëvendësime sesa një për t’i përdorur të gjitha zëvendësimet, ose të bëhen ato pas pjesës së parë.
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...