Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka komentuar transferimin e Alexis Sanchez nga Arsenali në Manchester United.
Trajneri karizmatik në mënyrë ironike është tallur me rivalin e tij, duke thënë se asnjë lojtarë i skuadrës së tij nuk do të shitet te ndonjë rival i Liverpoolit.
Arsenali dhe Manchester United kanë shkëmbyer lojtarët e tyre, Alexis Sanchez do të kalojë te United ndërsa Mkhitaryan në Arsenal.
“Asnjë lojtar i kësaj skuadre të Liverpoolit nuk do të largohet, jo vetëm pse ne po themi kështu, por sepse ata janë të përkushtuar për klubin”, tha fillimisht Klopp për gazetën UK.
“Asnjë nuk do të largohej te ndonjë skuadër e Premierligës gjatë sezonit. Jo vetëm e besojë, por e di këtë. Më të vërtetë nuk e shoh të ndodh kjo situatë”.
Sanchez dhe Mkhitaryan pritet që transferimet e tyre t’i zyrtarizojë të hënën (nesër). /arbresh.info/
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit