Jurgen Klopp tha se është e qartë se Mohamed Salah është një nga lojtarët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave, por beson se shumë njerëz nuk do ta kuptojnë cilësinë e tij para se të tërhiqet.
Salah shënoi golin vendimtar teksa Liverpool mundi 1-0 Brentford në Anfield të shtunën.
Egjiptiani tani ka 30 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke e bërë atë golashënuesin e pestë më të mirë të të gjitha kohërave për Reds.
Klopp thotë se nuk mund ta ndalojë sulmuesin 30-vjeçar, por sugjeroi se ai ende nuk ka respektin që meriton.
“Unë nuk mund ta shoh atë duke u ndalur, kjo është thjesht natyra e tij. Ju duhet të keni këtë dëshirë për të shënuar gola,” tha trajneri i Liverpool për Sky Sports . “Njerëzit shpesh harrojnë se sa gola vendos ai. Ai është shumë shpesh i përfshirë. Kur ai të ulet në një studio pas disa vitesh si ekspert, të gjithë do ta dinë se sa i mirë ishte ai kur ne të gjithë po e shikonim. Shumë njerëz nuk i vlerësojnë lojtarët kur ata ende luajnë. Për ne, është e qartë. Ai është një i madh i të gjitha kohërave”, tha ai.
Salah është lojtari i parë në historinë e Liverpool-it që shënon në nëntë ndeshje radhazi në Anfield në të gjitha garat./Arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit