Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një deklaratë tejet interesante.
Ai ka thënë se nuk i beson askujt në garën për titull, në kuptimin që nuk e sheh asnjë të përjashtuar.
“Askujt s’duhet besuar” ka thënë Klopp duke refuzuar që të përjashtojë nga gara Chelsean, Arsenalin apo Tottenhamin.
“Gjithmonë kam konsideruar Tottenhamin si një nga kandidatët. Asnjëherë nuk i kam nënvlerësuar ata” ka thënë tutje gjermani.
“Janë disa skuadra në garën për titull, dhe mendoj se ashtu duhet të jetë deri në fund” ka insistuar Klopp.
Liverpool e ka mbyllur stinorin dimëror si kampion në Premierligë, duke u renditur momentalisht në vendin e parë me 4 pikë më shumë se Manchester City.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...