Trajneri Jurgen Klopp thotë se Liverpooli dallon nga rivalët e vet në tregun e blerjes së lojtarëve, duke shtuar se klubi i udhëhequr nga ai nuk është në pronësi të shteteve apo oligarkëve.
Kampioni i Premierligës e ka blerë vetëm një futbollit këtë verë, Kostas Tsimikas, për rreth 13 milionë euro, derisa Chelsea i ka harxhuar plot 220 milionë euro në blerjen e disa futbollistëve, transmeton Gazeta Express.
Klopp thotë se pasiguria e krijuar nga pandemia Covid-19 është më pak e rëndësishme për disa klube.
Ai këmbëngul se të kuqtë kanë korrur sukses duke qenë klubi që janë.
“Ne nuk mund të ndryshojmë brenda natës dhe të themi se duam të sillemi si Chelsea”, tha Klopp.
“Klubet janë në situata të ndryshme dhe ne po jetojmë në pasiguri në këtë botë. Për disa klube po duket më pak e parëndësishme sesa e pasigurt është e ardhmja, sepse ato janë në pronësi të shteteve dhe oligarkëve, kjo është e vërteta”, shtoi ai.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...