Klopp mund të jetë pasardhësi i Ancelottit tek Reali

16:27 | 17 Prill 2025
D.H

Real Madridi mbrëmë ka marrë një goditje të rëndë pasi u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Arsenali.

Ani pse është duke luftuar edhe për dy tituj tjerë, Copa del Rey dhe La Ligan, sic raporton Sky Sport, trajneri i tanishëm, Carlo Ancelotti pritet të largohen menjëherë pas finales së Kupës së Mbretit me Barcelonën, shkruan Arbresh.info.

LEXO EDHE:

Ancelotti i ka ditët e numëruara tashmë si trajner i Real Madridit

Reali nuk ka qëndruar duarkryq dhe menjëherë ka vazhduar punë për të gjetur trajnerin e ri.

E famshmja spanjolle Diario Sport, raporton se ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar të negociojë me Real Madridin.

Dje nëpër shumë media të mëdha evropiane dhe botërore kanë qarkulluar lajme se Klopp do të pranonte të rikthej në postin e trajnerit, vetëm tek Real Madridi apo kombëtarja e Brazilit.

Kjo lë të nënkuptohet se ai mund ta marrë drejtimin e Real Madridit, por kjo mbetet për t’u parë në një të ardhme të afërt.

Kujtojmë se ai la detyrën e trajnerit në muajin maj të vitit të kaluar kur kishte drejtuar Liverpoolin për shumë vjet.

Tashmë ai ushtron detyrën si ‘Shefi i Global Soccer’ i Red Bull-it.

Nëse Klopp arrin marrëveshje me madrilenët atëherë dy gjigantët spanjoll sikurse Reali edhe Barcelona do të udhëhiqeshin nga një trajner gjerman./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme