Virgil van Dijk dhe Roberto Firmino i kanë dhënë trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, një gëzim të madh, teksa u panë që janë rikthyer ushtrimeve në terrenin stërvitor.
Dyshja u panë duke buzëqeshur jashtë në Qendrën e Stërvitore AXA pasditen e sotme, teksa vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet përkatëse.
Van Dijk nuk është paraqitur për Liverpoolin që nga një lëndim në muskul kundër Brentfordit muajin e kaluar, ndërsa sulmuesi brazilian pësoi një lëndim gjatë kampit stërvitor në Dubai.
Përplasja e ‘Reds’ kundër Wolverhamptonit në Premier Ligë të shtunën, ndoshta do të vijë shumë shpejt për të dy yjet, por ata mund të kthehen në të ardhmen e afër për të lehtësuar krizën e vazhdueshme të lëndimeve.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026